Loredana dhe Mozzik po përfliten sërish se po kalojnë një krizë në çift. Vetëm pak kohë pas ribashkimit, ku gjërat po shkonin mirë dhe po punonin për albumin e tyre të përbashkët, duket se mes tyre ka ndodhur sërish një krisje. Dyshimet nisën pas disa postimeve thumbuese që dukej se i drejtoheshin njëri-tjetrit.
Për më tepër, çifti i artistëve nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi, reperja ka ndarë një postim që duket se flet sërish për jetën e saj personale. “Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithë çka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekje!”, thuhet në thënien e shpërndarë nga Loredana.
Nga ana tjetër, shumë besojnë se kjo është një lojë nga ana e tyre për më shumë vëmendje para publikimit të albumit të tyre. Kjo vjen dhe për shkak se disa javë më parë, ata nisën të publikonin disa statuse që krijuan idenë e një ndarjeje. Por në fakt, ata ishin më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.
Ndërsa përfliteshin se janë ndarë, ata publikuan këngën “Oh Digga”, që është pjesë e albumit “No Rich Parents”. Më pas ata lançuan këngën e radhës “Nëse don”, e cila është gjithashtu pjesë e albumit. A bëhet fjalë në të vërtetë për një krizë në çift apo një strategji për më shumë vëmendje? /abcnews.al