Kanye West dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund romancës së tyre. Mediat e huaja shkruajnë se dyshja e famshme ka vendosur që t’i ndajë rrugët me njëri-tjetrin vetëm dy muaj pasi u raportua se janë bashkë.
“Nuk ishte kurrë një gjë serioze”, është shprehur një burim për revistën “People”. Reperi i famshëm është i fokusuar tek puna dhe fëmijët e tij, të cilët i ndan me ish gruan, Kim Kardashian.
Ndërkohë, reperi është parë kohët e fundit nën shoqërinë e Kardashian. Përflitet se dyshja mund të kenë rregulluar raportin e tyre, pasi gjatë promovimit të albumit të tij të fundit “Donda”, Kim ishte e para që e mbështeti dhe e shfaq e kombinuar njësoj me Kanye-n. /abcnews.al