Unaza e Re, vijon puna për heqjen e pemëve dhe ndriçuesve

schedule14:25 - 30 Nëntor, 2018

schedule 14:25 - 30 Nëntor, 2018

Në Unazën e Re në Tiranë vijon puna për heqjen e pemëve dhe ndriçuesve me qëllim nisjen e zgjerimit të rrugës. Ndërkohë drejtuesit e automjeteve përballen me trafik të rënduar.

Nëse ju duhet të kaloni me makinë nga Unaza e Re në Tiranë, nisuni më herët që të mbërrini në kohë në destinacion. Trafiku është rënduar ende pa nisur ndërhyrjet në rrugën kryesore. Ndërsa automjetet të ndodhura në këtë situtatë tentojnë të gjejnë një mënyre për shpëtuar prej tij.

Ndërkohë punonjësit e bashkisë vijojnë me heqjen e pemëve, ndriçimit e sinjalistikës rrugore në pjesën e mbetur të segmentit nga pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”. Bimët dekorative dhe ndriçuesit e kësaj zone sipas bashkisë, do të vendosen në rrugë të tjera të kryeqytetit. Me mbylljen e këtij procesi dhe vlerësimin e të gjitha objekteve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të nise puna për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe./abcnews.al