Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në Melburn kundër masave anti-Covid, mbi 200 të arrestuar

schedule13:58 - 21 Gusht, 2021

schedule 13:58 - 21 Gusht, 2021

218 persona janë arrestuar dhe gjashtë oficerë janë plagosur pas protestave të dhunshme që shpërthyen në  Melburn kundër masave anti-Covid. Policia paralajmëroi se kushdo që identifikohet se ka marrë pjesë në protestë do të gjobitet me më shumë se 5,000 dollarë.

 

Sipas një deklaratë të zëdhënësit të policisë Viktoria, më shumë se 4,000 njerëz morën pjesë në protestë. Pamjet ajrore tregojnë protestuesit të cilët shkatërruan barrierat e vendosura nga policia para se dhuna të përshkallëzohej.

 

Policia përdori spraj në një përpjekje për të shpërndarë turmën duke arrestuar disa prej tyre. Sipas mediave lokale, rreth 700 policë ishin në gatishmëri.

 

 

Melburn do të jetë në bllokim deri me 2 shtator, i gjashti gjatë pandemisë.

Australia ka regjistruar 43,123 raste dhe 978 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!