Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit e deri më tani, Turqia ka administruar 88 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rreth 45, 6 milionë njerëz kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa mbi 34,8 milionë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid.
Ndërkohë në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore raportuar 204 viktima në 24 orët e fundit dhe 19, 918 raste të reja me koronavirus.
Këtë të hënë Turqia zgjeroi fushatën e vaksinimit duke përfshirë edhe grupmoshën mbi 15-vjeç si edhe fëmijë të moshës 12 të cilët kanë sëmundje shoqëruese.
/abcnews.al/

