Epidemiologu: Çdo valë e jetës ju jep mësime, studimi dhe vaksina e gjeneratës së dytë

schedule19:45 - 20 Gusht, 2021

schedule 19:45 - 20 Gusht, 2021

Epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti shprehet se shkenca ka mundësinë të zhvillojë një vaksinë të gjeneratës së dytë që të neutralizojë çdo virus të kësaj familjeje që po bën kërdinë duke marrë miliona jetë në botë, për të paraprirë pandemi të ardhshme. Mjeku shprehet se sa herë flitet për SARS-CoV-2 si “virusi i ri”, aq herë duhet të mendojmë se “ai numri 2 në fund nuk vjen nga hiçi, por nga fakti që është pasues i virusit SARS-CoV-1 (pandemia 2002-2004)” ndërsa tregon edhe të dhënat e një studimi të fundit lidhur me faktin se çfarë ndodh me imunitetin natyror deri në njëzet vite pas infektimit te personat që kaluan SARS-CoV-1.

Postimi i plotë

❗“Çdo valë e jetës ju jep mësime!”
Cit.: I panjohur
? Sa herë flitet për SARS-CoV-2 si “virusi i ri”, aq herë duhet të mendojmë se ai numri 2 në fund nuk vjen nga hiçi, por nga fakti që është pasues i virusit SARS-CoV-1 (pandemia 2002-2004).
? Si nga çdo valë e jetës, duhet të marrim mësimet e rradhës edhe ajo valë pandemie, që fatmirësisht u përmbajt hermetikisht falë ndërhyrjeve të forta të shëndetit publik të drejtuara nga një OBSH e palëkundur e asokohe.
? Pacientët e mbijetuar nga SARS-CoV-1 keto dy vite po studiohen aktivisht për të mësuar çfarë ndodh me imunitetin natyror deri në njëzet vite pas infektimit.
❗Kujtoj që kurrë nuk u zhvillua një vaksinë kundër SARS-CoV-1, si rrjedhojë çdo përgjigje imunitare te këta pacientë është vetëm natyrore!
?? Në tentativë për të kuptuar më shumë, një studim elitar i Universitetit të Singaporit, i botuar më 18 gusht 2021 në NEJM (New England Journal of Medicine) vlerëson përgjigjet natyrore dhe pas-vaksinës Pfizer te:
? të infektuarit me SARS-CoV-1 17 vite më parë (para dhe pas vaksinës),
? të infektuarit me SARS-CoV-2 të pavaksinuar,
? të painfektuarit e vaksinuar, dhe
? të infektuarit me SARS-CoV-2 të vaksinuar.
? Që në fillim bie në sy menjëherë një e dhënë e fortë (përkthim):
✅ Përpara vaksinimit, të mbijetuarit nga infeksioni SARS-CoV-1 kishin nivele të matshme të antitrupave neutralizues kundër SARS-CoV-1, por nuk kishin antitrupa ose kishin nivele të ulëta antitrupash neutralizues kundër SARS-CoV-2.
‼ Mbresëlënëse!
✅ 17 vite pas infektimit natyror, imuniteti i tyre vazhdon të neutralizojë virusin e atëhershëm!
✅ Dy ndër tetë të infektuarit shfaqte reagim kryq edhe ndaj SARS-CoV-2, falë ngjashmërisë që ka me SARS-CoV-1.
? Më pas, janë studiuar grupet më lart për të vënë re se si arrijnë të neutralizojnë 10 viruse:
? SARS-CoV-2 origjinal
? variantin alfa,
? variantin beta,
? variantin delta, por edhe
? SARS-CoV-1 dhe
? sarbekoviruset e tjera.
✅ Kalimi i mëparshëm i infeksionit SARS-CoV-2 dhe vaksinimi me BNT162b2 neutralizojnë efektivisht të gjitha variantet e SARS-CoV-2, duke përfshirë:
? SARS-CoV-2 origjinal,
? variantin delta,
? variantin alfa, dhe
? variantin beta.
✅ Vlera e shtuar e këtij kërkimi shkencor është fakti që tregon se është e mundshme të zhvillohet një vaksinë e gjeneratës së dytë që të ketë mundësi të neutralizojë çdo virus të kësaj familjeje, për të paraprirë pandemi të ardhshme!
/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!