Vatikani, thirrje Perëndimit të strehojë afganët

schedule13:50 - 20 Gusht, 2021

schedule 13:50 - 20 Gusht, 2021

Vatikani i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të strehojë civilët afganë që po largohen nga talebanët.

Në një artikull të faqes së parë në edicionin e së premtes të L’Osservatore Romano, zëvendës redaktori Gaetano Vallini tha se Perëndimi ishte i detyruar të bënte diçka për situatën që ka përfshirë vendin dhe të mirëpresë refugjatët për të shmangur një “emergjencë katastrofike humanitare”.

Artikulli ishte një kritikë e hapur ndaj Shteteve të Bashkuara. Pasi shprehu tronditjen për kaosin e krijuar nga tërheqja e trupave amerikane, Gallini shkroi:

“Nëse ky vendim do të merrej duke ditur pasojat dramatike, situate do të ishte më serioze.”/abcnews.al