Nga Luke Mc Gee, CNN
Kur Presidenti amerikan Joe Biden theu heshtjen mbi kaosin që përfshiu Afganistanin, aleatët europianë që kishin shpresë për një rivendosje në aleancën transatlantike mbetën të tronditur.
Vendimi i njëanshëm për t’u tërhequr duket se kundërshton disi pretendimin e Biden kur mori pushtetin duke thënë se “Amerika është rikthyer”. Një krizë si ajo që po shpaloset në Afganistan, pa Amerikën, aftësia e Europës për të kontrolluar fatin e saj është e kufizuar.
Nga Londra në Paris, Brukseli në Berlin, rënia e papritur e Kabulit hodhi dritë mbi fuqinë e kufizuar diplomatike të Europës, kapacitetin ushtarak dhe stabilitetin politik. Diplomatët dhe zyrtarët në të gjithë kontinentin kanë shprehur se: Nëse SHBA-ja thotë se ka marrë fund atëherë ka marrë fund në të vërtetë, raporton abcnews.al

Diçka e tillë është deklaruar nga sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, i cili tha se tërheqja e trupave amerikanë ishte një gabim dhe sinjalizoi fitoren për talebanët. Zyrtarët e qeverisë britanike thanë për CNN se ata ishin përpjekur të inkurajonin administratën Trump dhe Biden të mendonin edhe një herë vendimin e tyre, por nuk arritën t’i bindnin ata.
Zyrtarë të shumtë europianë dhe diplomatë shprehën për CNN tronditjen e tyre nga pohimi i Biden se i vetmi interes i SHBA -së në Afganistan ishte të neutralizonte terroristët që sulmuan SHBA -në në 2001 dhe të parandalonin sulme të mëtejshme në tokën amerikane.
Ata tani kanë frikë nga pasojat humanitare dhe politike të migrimit masiv nga një vend i drejtuar nga militantët të cilët kanë strehuar historikisht terroristët dhe që është i lidhur me tokën europiane, raporton abcnews.al
Pa fuqinë e Amerikës për të mbajtur në kontroll situatën, Europa është pa dyshim më e ekspozuar. Siç tha një zyrtar i BE -së: “Kur Amerika ndryshoi kursin për Sirinë, ajo ndezi një krizë në Europë, jo në SHBA.”
Kur ish-Presidenti Barack Obama mori vendimin për të sulmuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad pas raporteve se ai ishte duke mbytur qytetarët e tij me gaz, kjo pati një efekt tronditës që ndihet edhe sot.
Jo vetëm që miliona sirianë u dyndën në Europë për të kërkuar strehim, por boshllëku i lënë nga Amerika krijoi hapësirë për grupet terroriste për të ndërtuar baza nga ku mund të nisnin dhe frymëzonin sulme në të gjithë botën.
Gjeografia dhe historia sugjerojnë se sapo Amerika të jetë zhdukur dhe talebanët të marrin kontrollin e plotë të Afganistanit, qytetarët e zakonshëm dhe që kanë frikë nga persekutimi do të bëjnë çdo përpjekje për tu larguar në një vend më të sigurt.

Kjo do të thotë që Europa së shpejti do të ketë dyndje të emigrantëve që, nga ana tjetër, i paraqet Europës – veçanërisht BE -së një sërë problemesh që mund të ketë vështirësi për t’i trajtuar. Nëse numri i personave që largohen nga Afganistani janë të njëjtë me numrin e personave që u larguan nga Siria e shkatërruar nga lufta në vitin 2015, BE në thelb ka dy mundësi: Të paguajë fqinjët rajonalë për të mbajtur refugjatët ose të miratojë një marrëveshje kuotash në bllokun e 27 vendeve.
Politikisht, BE -ja nuk është në një pozitë të favorshme për të nënshkruar ndonjë marrëveshje të tillë, kështu që është e prirur drejt së parës. Sidoqoftë, Brukseli e provoi këtë në vitin 2015 kur i dha para qeverisë së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të frenuar fluksin e emigrantëve në bllok.
“Ata kanë marrë mësimet e vitit 2015, ku përfundimi i një marrëveshjeje me Turqinë dështoi në mënyrë dramatike kur Presidenti Erdogan tha se ishte politikisht e përshtatshme që këta njerëz si të shkonin drejt Greqisë,” tha Zoe Gardner, këshilltare për politikën në Joint Këshilli për Mirëqenien e Emigrantëve.
Fakti që Erdogan ishte në gjendje të armatosë refugjatët sipas Gardner, ishte një simptomë e politikanëve populistë që i trajtojnë njerëzit që largohen nga zonat e luftës si të rrezikshëm dhe të frikshëm.
Tineke Strik, anëtare e komitetit të Parlamentit Europian për çështjet e jashtme, është pesimiste nëse do të arrihet një marrëveshje. Nga ana tjetër, kjo ka të ngjarë të nënkuptojë kushte edhe më të këqija për personat më të rrezikuar, raporton abcnews.al

“Në shumë shtete anëtare ekziston një ndjenjë kundër refugjatëve qoftë në qeveri apo në opozitë. Kjo kthen jo vetëm kundërshtarët politikë kundër njëri-tjetrit, por edhe kombet.
Në vendet kufitare, kjo mund të nënkuptojë gardh me gjemba dhe gaz lotsjellës që synojnë njerëzit që ikin nga kushtet më të tmerrshme, “tha ajo. Zyrtarët e BE-së janë shumë të vetëdijshëm për rreziqet e panumërta që paraqet kjo situatë kundër emigrantëve.
Pas krizës së emigrantëve të vitit 2015, grupet e ekstremit të djathtë, përfituan politikisht përmes retorikës anti-emigrante dhe anti-BE.Aq të suksesshëm ishin disa nga këta politikanë, saqë ata ndryshuan terrenin e qendrës politike.
Në Francë, Gjermani, Holandë dhe Danimarkë partitë kryesore politike tani përdorin gjuhën e së djathtës ekstreme për të mbrojtur bazën e tyre. Kjo ndihmon kauzën populiste që historikisht rrugët legale dhe të paligjshme për në Europë janë shfrytëzuar nga njerëz që kërkojnë të kryejnë sulme në Europën kontinentale , megjithëse padyshim që këta njerëz përfaqësojnë një pakicë shumë të vogël.
Frika për sigurinë, ndjenjës negative kundër emigrantëve dhe retorikës kundër BE-së e bën jetën jashtëzakonisht të vështirë për Brukselin, i cili promovon veten si një promovues kryesor global i të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë.
Një zyrtar i Komisionit Europian shpjegoi për CNN se donte të vazhdonte financimin e projekteve humanitare në Afganistan që mbështetnin të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe mbështetjen e demokracisë, por se do të ishte një shitje e vështirë për shtetet anëtare tani që Amerika ka shpëtuar, dhe talebanët janë në krye.
Nëse papritmas shteteve anëtare u strehojnë mijëra qytetarë afganë, ata mund të jenë edhe më pak të kuptueshëm. Përtej BE -së, kriza ka ekspozuar se sa shumë europianët që mbështetën në fuqinë amerikane përmes NATO -s, raporton abcnews.al

“Frika ime është se nëse bota mendon se nuk mund të besojë më si më përpara SHBA-në apo NATO-n, ne do të shohim lëvizje të guximshme nga aktorët armiqësorë apo jo miqësorë drejt një Europe më të bashkuar,” tha Roberta Metsola , një anëtare e komitetit të Parlamentit Europian që punon për migracionin dhe sigurinë kufitare.
“Kjo do të thotë që Europa duhet të kuptojë se pesha e rendit demokratik dhe të sigurisë botërore qëndron më shumë mbi supet e Europës. Është një thirrje zgjimi që ne e kemi shtyrë shumë herë”, shton ajo.
Që Europa të arrijë pikën që përshkruajnë Metsola dhe Tugendhat, ka një rrugë të gjatë për të bërë. Mbretëria e Bashkuar, e cila ka shpenzimet e dyta më të mëdha ushtarake të NATO-s, mendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndiqte SHBA-në.
Vendimi i Biden dhe mungesa e keqardhjes është kritikuar për shumë arsye. Por ndoshta aspekti më pak i preferuar i tij është se Amerika ka luksin të largohet në një mënyrë që Europa dhe fqinjët e tjerë rajonalë nuk mund ta bëjnë.
Bota e lirë, pa një udhëheqës nuk është në gjendje ta rregullojë këtë rrëmujë dhe të qëndrojë në këmbë për vlerat që mbështet.
Dhe sigurisht që nuk mbeten shumë zgjedhje se si mund të ndihmojë.
Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

