PSG ka ndërtuar një ekip ëndrrash, por ende nuk ka përfunduar çdo gjë dhe drejtori Leonardo po mendon ende të përmirësojë ekipin. Një mesfushor i nivelit të lartë dhe një mbrojtës i majtë janë dy pozicionet e vetme të pa blinduara në ekipin e Pochettinos.
Eduardo Camavinga është çdo ditë e më pranë gjigantëve të Ligue 1. Le Parisien raporton se tratativat me Rennes janë në fazë të avancuar dhe vijojnë në mënyrë të rregullt.
Vetë mesfushori i talentuar, kontrata e të cilit skadon pas një viti është i gatshëm të bashkohet me PSG. Gjithçka pritet të mbyllet në ditët në vijim për shifrën e 30 milionë eurove. Ndërkohë Theo Hernandez duket mjaft larg dhe tratativat me Milanin janë shumë të komplikuara. /abcnews.al