Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi gjatë kontrollit agjentët gjetën dhe asgjësuan mbi 2 mijë rrënjë kanabis në një luginë në La Noguera.
Shqiptarët akuzohen se ishin përgjegjësit për plantacionin dhe infrastrukturën që ishte ngritur me qëllim kultivimin e bimës narkotike.
Ata kishin ndërtuar një kamp ku qëndronin, por qetësinë ua prishi policia. Të arrestuarit me origjinë shqiptare janë 24 dhe 33 vjeç.
Policia thotë se organizata e vogël e kultivimit të kanabisit u çmontua./ Abcnews.al