Balla: PE mbështet plotësisht hapjen e negociatave në qershor

schedule14:39 - 29 Nëntor, 2018

schedule 14:39 - 29 Nëntor, 2018

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social Twitter i ka bërë jehonë votimit në Parlamentin Europian i cili miratoi me 459 vota pro dhe 112 kundër raportin për Shqipërinë. Ky i fundit, i përpiluar dhe prezantuar nga reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstain, mbështet plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian, shkruan Balla, për hapjen e negociatave për antarësim për Shqipërinë në qershorin e ardhshëm, për shkak të njohjes së përpjekjeve për reformat e ndërmarra./abcnews.al