“Presioni në spitalet Covid po rritet për shkak të koronavirusit dhe mutacionit Delta”, kështu janë shprehur mjekët në Greqi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Vasilis Kontozamanis dhe profesori i Patologjisë së Universitetit Patras njëkohësisht anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve , Charalambos Gogos kanë folur për situatën epidemiologjie në vend.
Gogos theksoi se mutacioni Delta është përhapur kudo për shkak të transmetueshmërisë së lartë të tij, duke sjellë edhe rritje të infeksioneve.
“Duket se tani kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë thuajse në të gjithë botën. Vetëm 1.2 miliardë njerëz janë vaksinuar plotësisht dhe më shumë se 4 miliardë doza të vaksinës kundër Covid janë shpërndarë në të gjithën botën.
Varianti Delta ka mbizotëruar kudo dhe ne kemi indikacione serioze kryesisht tek persona te pavaksinuar, por dua të theksoj se transmetohet edhe tek të vaksinuarit. Ndërsa përdorimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm për të parandaluar përhapjen e virusit.
Në disa ishuj në Greqi ka një shkallë të lartë të pozitivitetit. Vaksina është mjeti kryesor me të cilin mund të luftojmë pandeminë. Unë i bëj thirrje të moshuarve dhe personave me sëmundje shoqëruese të vaksinohen menjëherë”, theksoi ai.
/abcnews.al/