Radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës. Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në vendin tonë, ka krijuar një trafik të madh në Kapshticë.
Qytetarëve u duhet të presin me orë të tëra në temperatura të larta për të kaluar në Greqi.
Ndërkohë mësohet se strukturat doganore janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve. Shumë doganierë janë filmuar teksa shpërndajë shishe uji për qytetarët që presin në radhë.
Njoftimi i Doganës:
Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në vendet e tyre të punës ka krijuar rradhë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Strukturat Doganore të kësaj Dege janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve.