PE vlerëson sot progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

schedule10:25 - 29 Nëntor, 2018

schedule 10:25 - 29 Nëntor, 2018

Parlamenti Europian pritet të diskutojë sot rezolutat mbi vendet e Ballkanit Perëndimor të hartuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme. Gjatë ditës së sotme deputetët europianë do të vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi në rrugën e tyre drejt pranimit të mundshëm në BE. Sa i përket Serbisë, Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i së cilës do të jetë një dokument që përfshin 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën. Parlamenti do të votojë gjithashtu për azhornimin e kushteve për t’i rifutur përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare në zonën Shengen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!