Dozat përforëcuese, Trump: Thjesht një mjet që Pfizer të bëjë më shumë para

schedule21:25 - 18 Gusht, 2021

schedule 21:25 - 18 Gusht, 2021

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur të mërkurën skepticizëm rreth dozave përforcuese të vaksinave të koronavirusit. Sipas tij, dozat e treta të vaksinës duken më shumë se një operacion për fitim parash.

“E dini çfarë, kjo më duket si një operacion fitimi parash për Pfizer, mirë, mendoni për paratë e përfshira. Kemi të bëjmë me dhjetëra miliarda dollarë ”, tha Trump për Fox Business.

“Nëse jeni biznesmen i pastër, do të thoni, e di çfarë, le t’iu japim një dozë tjetër, 10 miliardë dollarë para që vijnë , e gjithë kjo është çmenduri.”

Ish-presidenti, i cili u vaksinua për Covid-19 në janar shtoi më tej: “Kur dolën për herë të parë ato ishin të mira për jetën. Tani ata janë të mira vetëm për një vit ose dy.”

Trump tha se mund të shihte shenjat e dollarëve në sytë e “atij tipit që drejton Pfizer.”

“E dini, ai që njoftoi një ditë pas zgjedhjeve se kishte vaksinën gati. Por ne e dinim këtë, dhe unë e dija, dhe njerëzit e dinin.”

Pfizer paraqiti kërkesën e tij për autorizimin e përdorimit emergjent më 20 nëntor. CEO i Pfizer, Albert Bourla u pagua mbi 21 milion dollarë në vitin 2020. Ai fitoi 17.9 milionë dollarë nga puna e tij me gjigantin e medikamenteve në vitin 2019, një vit para pandemisë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!