Partizani ka zhvilluar sot ndeshjen e radhës miqësore. “Demat” e Ilir Dajës u përballën në stadiumin e qytetit të Strugës me Egnatian e Gugash Maganit.
Ekipi kryeqytetas fitoi 1-0, falë golit të sulmuesi Klevis Dragaj. 18-vjeçari dërgoi topin në rrjetën e skuadrës nga Rrogozhina në mesin e pjesës së parë.
Partizani po zhvillon një minifazë përgatitore në Ohër. Drejtuesit kanë programuar një tjetër miqësore në ditët e ardhshme.
Skuadra e Dajës do të sfidojë Pogradecin e Kategorisë së Parë, ndeshje që do të zhvillohet më 21 gusht. /abcnews.al

