Qytet Studenti gati për të pritur afganët, në tetor zhvendosen në Durrës dhe Lezhë

schedule19:35 - 18 Gusht, 2021

schedule 19:35 - 18 Gusht, 2021

Shqipëria vijon përgatitjet për pritjen e grupit të afganëve që do të vijnë për strehim në vendin tonë për një periudhë tranzitore, pasi destinacionin final kanë SHBA-në. Në Qytet Studenti cdo gjë është bërë gati. Gazetari i ABC, Ermal Vija ishte pasditen e sotme në Qytet Studenti për të ndjekur nga afër përgatitjet e institucioneve shqiptare.

Një burim i tha “ABC”-së afganët do të qëndrojnë në godinat e Qytetit Studenti deri në tetor dhe në momentin që studentët do të nisin vitin e ri akademik do të zhvendosen në Durrës dhe në Lezhë për t’u akomoduar në hotelet e zonave bregdetare. Arsyeja që nuk u akomoduan që tani në Durrës dhe Lezhë lidhet me sezonin turistik.

Lexo edhe: Kur do të vijnë afganët në Shqipëri?

Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para dhe ku do të u bëhet tamponi. Deri pasdite nuk kishte ende asnjë njoftim për nisjen nga Kabuli të paktën të 350 personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri

Zëri i Amerikës njofton se zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi I fundit ishte se avioni do të nisej sot rreth orës 13 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!