Në pritje të pelegrinazhit në Tomor, policia mesazh shoferëve: Jemi aty, mos pini alkool

schedule18:11 - 18 Gusht, 2021

schedule 18:11 - 18 Gusht, 2021

Për pesë ditë, nga data 20-25 gusht mijëra besimtarë bektashianë pritet që të bëhen pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Malin e shenjtë të Tomorit. Policia e qarkut të Beratit njofton se ka marrë masat për pelegrinazhin për të bërë të mundur edhe zbatimin e protokolleve të sigurisë shëndetësore.

Shërbimet e policisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

  1. Urë e Kuçit-Berat-Poliçan- Pronovik-Novaj–Teqe.
  2. Poliçan -Çorovodë.
  3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Policia njofton se do të rritet prezenca e shërbimeve në akset kryesore për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorit”.

Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të respektojnë shpejtësinë e lejuar” kërkon policia e Beratit./ Abcnews.al