E ndërsa data e festës së Birrës në Korçë po afron dhe polemikat vazhdojnë, këngëtari i njohur Goran Bregoviç ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në koncertin që do të mbahet më 22 gusht.
Në faqen zyrtare të tij, Goran Bregoviç ka konfirmuar datat e koncerteve, teksa 4 ditë pas Korçës do të jetë në Rusi.
Nga momenti që u njoftua se Goran Bregoviç do të jetë i pranishëm në festës e birrës që do të zhvillohet në Korçë reagimet kanë qenë të shumta.
Për një pjesë të opinionit në vend dhe trojet shqiptare këngëtari është i padëshirueshëm për shkak se e konsiderojnë si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.
Sipas tyre, Bregoviç ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”./ Abcnews.al