Miralem Pjanic është një dëshirë e Max Allegri për mesfushën, por gjithçka është bllokuar për momentin.
Mundo Deportivo shkruan se bardhezinjtë nuk po e konkretizojnë dot huazimin e boshnjakut nga Barcelona për shkak te Aaron Ramsey.
Uellsiani paguhet 7 milion euro në sezon te Juventusi dhe për këtë arsye shitja e tij po bëhet e pamundur.
Largimi i Ramsey i hap rrugë rikthimit të Pjanic dhe duhet pritur se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al