“Nga 70 kg shkova 50 kg”, Fjoralba Ponari zbulon publikisht dietën që ka mbajtur

schedule12:35 - 18 Gusht, 2021

schedule 12:35 - 18 Gusht, 2021

Fjoralba Ponari është një nga vajzat më pëlqyera të ekranit shqiptar. Kjo e shtyn moderatoren të jetë herë pas here më afër publikut, duke ndarë detaje nga jeta e saj.

Para disa kohësh, Fjoralba tregoi se gjatë adoleshencës ka qenë mbipeshë. Lidhur me këtë temë ajo është pyetur sërish mbrëmjen e djeshme në Instastory.

Moderatorja ka treguar se ka humbur 20 kilogramë, nga 70 duke shkruan 50 kilogramë. Por, tha se nuk ndihej mirë dhe tani është 56 kilogramë.

“Kam qene 70kg, shkova 50(por dukesha dhe ndihesha jo mire), tani jam 56 +_2kg ne varesi te stresit dhe ngarkeses ne pune!”, ka treguar ajo.

Më tej, Ponari ka zbuluar edhe dietën, që ka mbajtur, duke ia sugjeruar kështu edhe ndjekësve. Më poshtë do të gjeni, regjimin ushqimor që e ndihmoi të humbte kilogramë:

Per tu dobesuar, haja vakte cdo 3 ore por me porcione te vogla!
1-Omlete te pjekur me perime
ne mengjes(2 te bardha 1 te
verdhe/ speca/karrot/djathe)
2-1 frut te stines para dreke
3-Sallate sipas deshires dhe
supe/peshk ne dreke
5-1 frut sipas deshires
mbasdite
6- kos/qumesht me tershere
darke
7- caj jeshil para gjumit
Ps: Konsumoja 2,5-31 uje gjate
dites!
Uroj te te kem ndihmuar!”./abcnews.al