Zëra për lëvizje në hyrje dhe në dalje tek Interi. Arturo Vidal, një nga kërkesat e Antonio Contes në merkato, ka marrë së fundmi një oferta nga Inter Miami.
Kështu shkruan La Tercera, që thekson se mesfushorin e ka refuzuar klubin e David Beckham. Mesfushori do që të vazhdojë të luajë në Serie A dhe të provojë shanset e tij në skuadrën e Simone Inzaghi.
Sa i takon lëvizjeve në hyrje, për sulmin tashmë ka dalë një tjetër opsion. Në skenë është sërish Mino Raiola, i cili ishte ndërmjetësi për të transferuar Dumfries nga holandezët e PSV.
Tani raportohet nga Sky Sport se Interi po tenton të transferojë nga Borussia M’Gladbach francezin Marcus Thuram, që menaxhohet pikërisht nga Raiola. /abcnews.al