Prishtina vazhdon të investojë në lojtarë cilësorë, me qëllimin për të mbrojtur titullin kampion, të fituar me shumë mund sezonin e shkuar.
Ditën e sotme ata kanë arritur marrëveshje me një lojtar të spikatur, veçanërisht në Superiore me Partizanin, Sodiq Atanda . 27-vjeçari ka qenë sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe është prezantuar.
Atanda është me origjinë nga Nigeria. Kulmin ai e kishte me Partizanin, me të cilën fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2018-2019. Prej largimit nga të kuqtë ai ishte në Izrael, ku luajti me Hapoel Kfar Saba. /abcnews.al