Edhe sot banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën në rrugë kundër projektit të Unazës së madhe të Tiranës. Nuk mungoi simbolika e festës kombëtare, një flamur i madh kuq e zi.
Ditë feste. Por banorët e Unazës së re, shtëpite e të cilëve do të prishen nga projekti i rrugës, u mblodhën serish në protestë pranë mbikalimit të pallatit me shigjeta. Ndryshe nga protestat e ditëve të tjera, ata shpalosën në rrugë një flamur të madh kuqezi. Me të vegjlit e protestuesve si “armë” të tyre përdorën recitimin e himnit tonë kombëtar.
Protestuesit kërkuan mbështetje edhe nga qytetarë të tjerë për kauzën e tyre, për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset në këtë zonë që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”. Banorët e Unazës së re paralajmëruan përshkallëzim të protestave. Pavarësisht se kishin bllokuar rrugën për të gjitha automjetet, protestuesit bënë edhe përjashtime. Një ambulancë iu lirua rruga menjëherë. Protestës se banorëve të Unazës së Re sërish iu bashkuan disa deputetë të opozitës./abcnews.al