Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Presidentin Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit.
“Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale” shkruan kreu i shtetit Amerikan sipas njoftimit për shtyp të Presidencës.
Festen kombetare Kreut te Shtetit Shqiptar ja ka uruar edhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin I cili nderte te tjera thekson zhvillimin e marredhenieve mes dy shteteve.
“Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”- perfundon mesazhi i Presidentit rus.
Gjithashtu Presidenti Ilir Meta mesazhe urimi ka marrë edhe nga Presidenti Italian Sergio Mattarella, ai gjerman Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan, Presidenti i Kinës, Xi Jinping e të tjerë. /abcnews.al