Përshkallëzohet tensioni mes Moskës dhe Kievit. Rusia do të vendosë brenda këtij viti një njësi të re anti raketore në Krime në gjendje për të rrëzuar avionë në një rreze prej 400 kilometrash.
Rusia do të vendosë në Krime një njësi të re sistemesh anti raketë, në gjendje për të rrëzuar avionë deri në një rreze prej 400 kilometrash, përveç objektivash të tjerë, si raketa balistike. Lajmi është konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes. Në Krime janë vendosur dhe tre njësi të tjera anti raketë. Ndërsa njësia e fundit do të jetë aktive deri në fund të këtij viti.
Vendimi i fundit tensionon dhe më shumë krizën e Kersh si pasojë e sekuestrimit nga pala ruse të tre anijeve ukrainase të dielën e kaluar. Shërbimi i sigurisë federale ruse publikoi në mediat vendase dokumentet e sekuestruara në bordin e anijeve. Informacionet e mbledhura sipas Moskës, konfirmojnë se ukrainasit janë përpjekur të afrohen në mënyrë secrete për të hyrë në detin Azov.
Një ditë më parë Kremlini reagoi ndaj shpalljes së ligjit të luftës në Ukrainë, duke thënë se një vendim i tillë mund të shkaktojë një përshkallëzim të situatës. Zëdhënsi i presidentit rus Dimitri Peskov u shpreh se vendosja e ligjit ushtarak përbën një kërcënim për konflikt në zonën e konfliktit, pra në juglindje. Nga ana e tij presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko deklaroi se ligji ushtarak u vendos në tetë rajone të Ukrainës, si dhe në zonën e brigjeve të Azov dhe Detit të Zi. Por ly ligj do të shtrihet dhe në rajonet e Zaporozhie dhe Donjetsk./abcnews.al