Tentoi ta “joshte” Prishtina, Erhun Obanor prezantohet në Kroaci

schedule14:40 - 17 Gusht, 2021

schedule 14:40 - 17 Gusht, 2021

Erhun Obanor, pas dy sezonesh në Superiore me Kukësin dhe Laçin, është rikthyer në Kroaci dhe do të jetë pjesë e NK Istra.

Nigeriani kishte nënshkruar prej gati dy muajsh, por për çështje dokumentacioni vetëm para pak ditësh ka zbarkuar në Kroaci.

Gjatë kësaj periudhe kanë tentuar ta joshin edhe me oferta. Prishtina u interesua për shërbimet e Obanor, por ai tashmë është prezantuar te NK Istra.

“Jam i lumtur që jam në Istria. Kur erdha jam pritur mjaft mirë. Jam shumë i kënaqur me ekipin dhe trajnerët. Qyteti gjithashtu është shumë i bukur.

Jam gati të jap më të mirën. Përqendrimi im është te futbolli dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua”, është shprehur Obanor në prezantim. /abcnews.al