Plagosja e 27-vjeçarit në dhomën e hotelit në Ksamil, jepet vendimi për tre të rinjtë

schedule12:32 - 17 Gusht, 2021

schedule 12:32 - 17 Gusht, 2021

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Edison Vyzaj, autor i plagosjes së Taulant Beqirit, në një hotel në Ksamil.

Gjithashtu “arrest me burg” trupa gjykuese ka caktuar edhe për shtetasin italian Makaëitage Perera,24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtëtës”.

Lexo edhe: Drogë dhe armë në një dhomë hoteli, policia zbardh plagosjen pushuesit në Ksamil

Për 27 vjecarin që mbeti i plagosur është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale” Mos kallëzim krimi” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë seancës gjyqësore të tre personat kanë dëshmuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit. Tre të rinjtë po qëndronin bashkë në një dhomë hoteli në Ksamil. Në rrethana të paqarta mbeti i plagosur 27-vjeçari Beqiri. Policia sekuestroi armën si dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në dhomë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!