Florian Marku kishte programuar një duel me Maxim Prodan më 7 gusht, një betejë me 12 raunde për titullin International IBF INTERNATIONAL. Sfida u shty për shkak të një dëmtimi të 28-vjeçarit shqiptar.
Marku e ka marrë veten, është gati të rikthehet në ring kundër boksierit rumun, me të cilin do të përballet më 25 shtator në stadiumin e Tottenham, klubit të Premier League, konfirmim që vjen pas një postimi në rrjetet sociale.
“Përshëndetje te gjithë Shqiptarë kudo qe jeni, kemi lajme te mira, ndeshja e radhës kundra Maxim Prodan per Titullin IBF INTERNATIONAL do zhvillohet me date 25 Shtator ne stadiumin Tottenham Hotspur Do jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë .
Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua vs Alexander Usyk. Ju pres te gjithëve atje, gjithashtu siguroni biletat tani online para se te jetë vonë“, shkruan “luftëtari” shqiptar në lidhje me duelin e zjarrtë. /abcnews.al