I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh, kapet serbi në Durrës

schedule11:00 - 15 Gusht, 2021

schedule 11:00 - 15 Gusht, 2021

Një 39 vjeçar serb i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim të lëndëve narkotike është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari është Miroslav Krstic, i cili është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Ndërkohë Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!