Sot në familjen e aktori të humorit, njëherazi dhe kryetar i bashkisë Kolonjë, Erion Isai është festë.
Vajza e tij e madhe, Ajër ka ditëlindjen dhe mbush pesë vite. Nuk kishte se si në këtë ditë të veçantë të mungonte një urim nga babi Erioni, i cili ka ndarë pak më parë në Instagram një foto shumë të ëmbël të vogëlushes.
Isai e ka shoqëruar me një urim shumë të ngrohtë, duke i prekur zemrat e të gjithëve.
“Hej, po ju flas për një zonjushë. Që ka vetëm 5 vjet, e ka ndryshuar tek unë gjithçka, sa një jetë. Është kuptimi i mëngjesit – ëmbëlgjumi i natës! Kuptimi i bekimit ndër përplasjen e dhëmbëve të vegjël që tingullojnë: “babi të kam jetë!”
I vetmi shqetësim, që për të është ekzaltim: po rritet!
Vërtet! U rrit! Zonjusha 5 vjeç.
Gëzuar Ajër! Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt!”, ka shkruar ai krahas fotos.
View this post on Instagram
Kujtojmë që familjes Isai në muajin shtator ju shtua një tjetër vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë E’dua./abcnews.al