Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Real Madrid “poker” në debutimin e Ancelotti, Benzema sërish lideri

schedule23:54 - 14 Gusht, 2021

schedule 23:54 - 14 Gusht, 2021

Karim Benzema mbetet lideri i Real Madrid. Spanjollët e kanë nisur kampionatin me fitore në transfertë, me rezultatin 4-1, kundër Alaves dhe dy prej golave i shënoi sulmuesi francez.

Pas 45 minutave të dyta para pa gol, Real Madrid u fut në fushë i motivuar pas pushimit dhe për tre minuta gjeti rrugën e epërsisë, me Benzema që nuk fali me një gjuajtje brenda zone.

Vrulli i madrilenëve nuk u ndal me kaq, pasi Nacho e dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë. Pas një krosimi perfekt të Luka Modric, mbrojtësi e devijoi saktë topin dhe Reali kaloi në epërsi të dyfishtë.

Benzema e mori edhe në herë skenën, duke shënuar golin e tretë të Real Madrid. Gjithçka kishte marrë fund, edhe pse Alaves me Joselu realizoi me penallti. 1-3, rezultat që ndryshoi sërish deri në fund, pasi Vinicius Jr reazlioi.

Reali iu gëzua tre pikëve të para në kampionat, ndërkohë që tani duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!