Zyrtare/ Pas rikuperimit vjen rinovimi, Van Dijk në “Anfield” deri në 2025

schedule13:15 - 13 Gusht, 2021

schedule 13:15 - 13 Gusht, 2021

Virgil Van Dijk ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë që pësoi sezonin e kaluar dhe po punon fort për t’u rikthyet në formën e ditëve më të mira.

Lideri i mbrojtjes së Liverpool ka marrë një dhuratë sot nga drejtuesit e klubit anglez. 30-vjeçari ka firmosur rinovimin e kontratë me “The Reds”.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Liverpool njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Van Dijk deri në verën e vitit 2025.

Qendërmbrojtësi është pjesë e skuadrës së Jurgen Klopp nga vitit 2018, dhe do të vijojë të luajë në “Anfield” edhe për katër sezone të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!