87% e të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut nuk kanë marrë doza të vaksinës

schedule12:09 - 13 Gusht, 2021

schedule 12:09 - 13 Gusht, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, referuar përqindjes së të vaksinuarve në vend, bën me dije se 87% e personave të infektuar me Covid-19 nuk kishin marrë doza të vaksinës.

“87.1% e qytetarëve pozitiv më Covid-19 nuk ishin vaksinuar. Ndërsa në periudhën 06.08.2021 deri në 12.08.2021 në vend 3,469 persona kanë rezultuar pozitiv dhe vetëm 12.8% e tyre ishin vaksinuar”, thotë MSH.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e djeshme ka pasur një rritje të qytetarëve të cilët kanë treguar interes për të aplikuar vaksinën.

Sipas autoriteteve shëndetësore vetëm ditën e djeshme janë vaksinuar 15, 574 persona.

Gjithashtu po gjatë kësaj dite 8, 808 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe aktualisht vijon i pandërprerë procesi në të gjitha qendrat në vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!