Të paktën 21 viktima nga përmbytjet në Kinë

schedule10:58 - 13 Gusht, 2021

schedule 10:58 - 13 Gusht, 2021

Moti i keq që prej ditës së mërkurë ka përfshirë Kinën Qendrore. Autoritetet bëjnë me dije se të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve.

Zona e Yicheng ka pësuar dëme më të mëdha si pasojë e reshjeve të dendura.

Rrugët kryesore të qytetit si edhe banesa të shumta  janë të bllokuara  nga uji dhe balta.


Ndërsa në Hubei reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës ku për pasojë qindra shtëpi janë dëmtuar. Po ashtu rreth 6,000 njerëz janë larguar nga banesat e tyre nga shërbimet e Emergjencës Civile.


Nga ana tjetër shërbimi Meteorologji Kinës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të ketë shira të rrëmbyeshëm, të cilat do të zhvendosen edhe në jugperëndim të vendit dhe zonat qendrore pranë Shangait./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!