Nëse përshkruan rrugën Elbasan-Librazhd bie në sy ura me tre harqe në Mirakë. E ndërtuar në vitin 72 para erës sonë e shpallur dhe monument kulture po shkatërrohet.
Prurjet e lumit Shkumbin kanë levizur një nga këmbët e saj, ndërsa persona që kanë gërmuar vite më parë për të gjetur monedha antike kanë hequr dhe një pllakë ku tregohej data e ndërtimit. Një pjesë e gurëve në pjesën e sipërme dhe barrierat anësore janë hequr.
“Vijnë turistë dhe lënë makinat në rrugë për ta parë. Po nuk vuri dorën shteti do prishet”.
Banorë e Mirakës dhe Arrëz ura nuk do të restaurohet do të bllokohen dhe nuk do të kalojnë dot në anën tjetër të lumit.
“E kishin rregulluar vetëm për pak lekë bëhej vijnë këngëtarët në majë të mali se ju duhen për elektorat dhe paguajnë gjithë ato euro. Në botë i konsiderojnë me vlerë monumentet e kulturës këtu jo. këtu ka vite shekuj që ka shërbyer për të mirën e njerëzve tani dhe dinamit i kanë vënë. Vijnë dhe kërkojnë të shohin urën”, shprehet një banor.
Banorët tregojnë se disa djem të fshatit që janë në emigrim donin ta restauronin me paratë e tyre, por nuk u lejuan nga Ministria e Kulturës.
Në kohën e diktaturës për ruajtjen e urës ishte punësuar dhe një roje.
Historiani Shaban Gura tregon vlerën historike të kësaj ure që ka qenë pjesë e rrugës Egnatia.
“I themi ura kamare në gjuhën popullore për shkak të pjesës së ngritur në qendër të saj. Pra në formë kamare që është ndërtuar të bashkonte dy brigje mbi një lumë. E ka përfunduar në vitin 72 para erës sonë, nga Egatius. Konstruktorët romakë e kanë parë dhe ishte më e shkurtër për të përshkuar rrugën. I bie rreth 1300 apo 1400 vjet dhe turqit e kan gjet gati. Ndërkohë ndër të tjera thuhet se në 1715 urat janë rikonstruktuar nga Turqit”, ka thënë ai.
Kjo urë nuk është e vetmja që është dëmtuar, ndaj historiani kërkon që asetet vlera të rralla të restaurohen./abcnews.al