Zjarret në Algjeri, shkon në 65 numri i viktimave, mes tyre 28 zjarrfikës

schedule14:40 - 11 Gusht, 2021

schedule 14:40 - 11 Gusht, 2021

65 persona  kanë humbur jetën në Algjeri si pasojë e zjarreve të forta që kanë prekur rajonin malor në lindje të kryeqytetit.  Kryeministri i vendit konfirmoi numrin e viktimave duke shtuar se 28 prej tyre janë zjarrfikës.

 

Në një mesazh në profilin e tij në Twitter presidenti i Algjerisë shprehu ngushëllimet për 28 zjarrfikësit që humbën jetën në krye të detyrës. Ai theksoi se ata i kishin shpëtuar jetën 110 personave: fëmijë, gra dhe burra. Janë më shumë se 70 zjarret që kanë shpërthyer në 14 rajone në veri të Algjerisë, nga të cilat 10 në një prej qyteteve më të populluara.

 

 

Autoritetet flasin për zjarre me origjinë kriminale që janë ndihmuar dhe nga vala e të nxehtit. Mediat në vend raportojnë arrestimin e tre zjarrvënësve të qëllimshëm në Medea. Një i katërt u arrestua në Anaba./abcnews.al