Zjarri në Greqi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Prej ditësh shërbimet zjarrfikëse ndodhen në luftë me flakët pasi shumë sipërfaqe toke dhe banesa janë djegur.
Lexo edhe: Dita bëhet natë në Greqi, fenomeni i pazakontë prej zjarreve
Autoritet janë shprehur se ky është zjarri më i madh i të gjitha kohërave që kanë përfshirë vendin.
Shërbimi Europian i Regjistrimit Satelitor EFFIS bën me dije se vetëm në zonën Evia Veriore janë djegur rreth 507, 950 hektarë, ndërsa vlerëson se deri më tani janë djegur rreth 700, 000 hektarë në total./abcnews.al/

