150 mijë njerëz në Kinë u evakuuan për të shmangur përplasjen me elefantët

schedule18:23 - 10 Gusht, 2021

schedule 18:23 - 10 Gusht, 2021

Më shumë se 150 mijë njerëz në Kinë janë evakuuar nga rruga për shkak të një tufë elefantësh emigrues

Mediat e huaja bëjnë me dije se, autoritetet në provincën jugperëndimore Yunnan kishin frikë nga konflikti midis banorëve dhe 14 elefantëve aziatik, të cilët kanë qenë në lëvizje prej muajsh.

Më shumë se 25 mijë policë që përdorin automjete dhe dronë kanë monitoruara tufën. Kafshët e mbrojtura lanë një rezervë natyrore në Yunnan rreth 17 muaj më parë.

Që atëherë ata kanë qenë në vëmendje me një udhëtim të jashtëzakonshëm 500 kilometra, të cilët janë parë të enden nëpër fusha dhe qytete, duke ngrënë drithërat me vlerë miliona dollarë dhe duke dëmtuar ndërtesat.

Derisa tufa iu afrua vendbanimeve, njerëzit u zhvendosën përkohësisht për të parandaluar konfliktin, derisa banorët vendas u përpoqën të mbronin të korrat dhe shtëpitë e tyre.

Deri në qershor elefantët kishin arritur në periferi të kryeqytetit krahinor të Kunming. Përpjekjet për t’i larguar dhe për t’i kthyer përsëri në Rezervatin Natyror Mengyangzi fillimisht dështuan, por përfundimisht tufa u kthye dhe u nis për t’u kthyer në shtëpi.


Wan Yong, i cili drejton ekipin që monitoron elefantët, tha në një konferencë shtypi të hënën se tufa kishte kaluar lumin Yuanjiang dhe po vazhdonte të drejtohej në jug. Gardhe elektrike dhe rrugë artificiale janë përdorur për të siguruar që kafshët të ndjekin rrugën e duhur./abcnews.al