Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, është ngacmuar ditën e sotme për transferimin e Romelu Lukakut. Gjermani është shprehur se një lojtar si ai po e kërkojnë, por nga ana tjetër kërkon që të tregohet respekt ndaj Interit, për sa kohë nuk është zyrtarisht i Chelsea.
“Kemi humbur Olivier Giroud, i cili luajti një rol vendimtar në ekip. Ai ishte një lloj profili që i pëlqen të luajë me shpinë nga porta, të mbajë topin, të krijojë hapësira për Werner, Havertz dhe Pulisic, si dhe të luftojë fizikisht me mbrojtësit.
Atë tip lojtari ne nuk e kemi për momentin dhe po e kërkojmë. Nuk është koha për të folur me emra, pasi nuk kemi nënshkruar me askënd dhe duhet të tregojmë respekt për klubet.
Romelu është tipi i lojtarit si Haaland për Dortmund, Lewandowski për Bayern, Kane për Tottenham, një numër 9 që i pëlqen të shënojë dhe ka prezencë në fushë.
Po kërkojmë një lojtar me profilin e tij dhe nëse është e mundur të bindim klubet dhe agjentët, do të bëjmë më të mirën tonë për ta marrë“. / abcnews.al