Ministri i bujqesisë në qeverinë Haradinaj, serbi Nenad Rikallo paralajmëron protesta në veri të Kosovës deri në heqjen e taksës prej 100 % për produktet serbe.
Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Nenad Rikallo, paralajmëroi organizimin e një proteste të martën, në veri të Kosovës, nëse nuk do të hiqet taksa prej 100% për mallrat serbe. Biznesmenët serbë të veriut të Kosovës u kanë premtuar serbëve në veri se nuk do të ndihet mungesa e artikujve ushqimorë nëpër dyqane në veri, pasi artikuj ushqimorë ka në sasi të mjaftueshme. Ata theksuan se nuk do të ketë as rritje çmimesh.
Biznesmenët u bënë apel qytetarët që të mos grumbullojnë mallra dhe të mos krijojnë stoqe të mallrave nëpër shtëpi, pasi ka mallra në sasi të mjaftueshme. Radosh Petrovic, përfaqësuesi i biznesmenëve serbë të veriut të Kosovës, tha në mbledhjen e biznesmenëve të veriut të Kosovës, të shtunën, se në veçanti janë të fokusuar te pronarët e dyqaneve të artikujve ushqimorë, sepse nga ata kërkohet që të furnizojnë dyqanet me mallra ushqimore./abcnews.al