Ndahet nga jeta pasi u bë nënë, këngëtarja u infektua gjatë shtazënisë me Covid

schedule10:43 - 10 Gusht, 2021

schedule 10:43 - 10 Gusht, 2021

Këngëtarja e njohur malajziane, Siti Sarah ka humbur betejën me Covid-19, vetëm disa ditë pasi lindi djalin e saj.

Sipas mediave të huaja, asimptomat e para të Covid-19 ajo i shfaqi në muajin e tetë të shtatzanisë, ku më pas rezultoi pozitive me koronavirus.

Fatmirësisht, aktorja ka arritur ta sjellë në jetë bebin pa asnjë lloj problemi, por gjendja e saj është përkeqësuar pas lindjes. Si pasojë, Siti ka ndërruar jetë.

“Ishte sikur ajo po kuptonte atë që ne po i thonim asaj. Vështirësia ime më e madhe është që si do i them tre fëmijëve të mi që nëna e tyre nuk jeton më”, ka deklaruar bashkëshorti i saj për momentet e fundit para vdekjes.

Kujtojmë që çifti ka dhe tre fëmijë më të mëdhenj të moshës 6 deri në 10 vjeç, përveç të porsalindurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!