Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, aksi i rrugës nga ndarja e kryqëzimit të rrugës së Kombit në fshatin Fushë Milot deri në Lezhë ka rezultuar me trafik të rënduar.
Fluksi i automjeteve vijon ende të jetë i lartë, ndërsa po shtohet me ardhjen e turistëve nga jashtë kufijve të vendit sidomos qytetarë të Kosovës të cilët preferojnë të pushojnë në bregdetin shqiptar.
E njëjta situatë është paraqitur edhe dje në aksin Thumanë- Fushë Krujë. Trafiku i automjeteve ka vijuar dhe në segmentin me dy korsitë në afërsi të Thumanës për të vijuar deri në Fushë Krujë.
Kjo situatë thuajse e përditshme, në një segment prej 5 km, ndërsa një pjesë e mjeteve kanë zgjedhur rrugën dytësore në aksin e vjetër.
/abcnews.al/