Momenti prekës në Greqi, gazetarja qan për të moshuarin: Kam frikë për shtëpinë, jo për vetem

schedule22:08 - 9 Gusht, 2021

schedule 22:08 - 9 Gusht, 2021

Një moment prekës u transmetua në televizionin grek OPEN të hënën pasdite.  Gazetarja Eulambia Revi, e cila raporton për zjarret në Avgaria, të ishullit Evia, shpërtheu në lot pas dialogut që pati me një të moshuar, i cili prej ditësh po lufton me flakët.

I moshuari ka probleme me frymëmarrjen dhe me vështirësi për të folur i afrohet gazetares, shkruan abcnews.al.

Ajo përpiqet ta bindë të moshuarin të largohet nga zona, por ai nuk pranon të lërë shtëpinë.  Gazetarja i ofron atij një maskë për ta mbrojtur.

“Unë nuk mund të flas. Kam që në mesditë që hedh ujë në shtëpi. Nuk fle. Kam frikë për shtëpinë, jo për veten.”, thotë ai.

“Po, por duhet të largohesh, ke probleme me frymëmarrjen,” i thotë gazetarja, ndërsa ai i përgjnigjet: “Dhe ku të shkoj?”

Në këtë moment i moshuari dhe gazetarja nisin të qajnë, pasi i moshuari e falenderon për maskën. Momenti prekës u transmetua live në televizionin grek. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!