Përforcimi i tretë për Mourinhon, Roma prezanton zëvendësuesin e Spinazzolas

schedule17:56 - 8 Gusht, 2021

schedule 17:56 - 8 Gusht, 2021

Roma ka gjetur zëvendësuesin e Leonardo SpinazzolaS. Klubi italian ka prezantuar ditën e sotme Matias Vina, i cili vjen nga Palmeiras për shumën e 11 milion eurove.

23-vjeçari uruguaian me origjinë italiane, i cili aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes përveçse në krahun e majtë, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Romën.

Vina numëron 16 ndeshje me kombëtaren e tij. Përforcim i nevojshëm dhe cilësor për Jose Mourinhon, teksa nga ky operacion përfiton edhe Nacional.

Klubi uruguaian kishte ruajtur 40% të kartonit të Vina, dhe do përfitojë 4.4 milion euro. Pas firmës, Vina foli për herë të parë si romanist, ku ndër të tjera tha:

Ndihem i emocionuar që kam zbarkuar në këtë klub kaq prestigjioz. Që fëmijë ëndërroja të luaja në Evropë, ndihem krenar që do e bëj realitet ëndrrën time me fanellën e Romës.

Mezi po pres të vihem në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të skuadrës, si dhe të zbres në fushë përpara tifozëve tanë“, deklaroi mbrojtësi latin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!