Manastirliu ndan fotot e veçanta: Nga janari i 2019-tës, mbi 92 mijë bebe përfituan bonusin

schedule11:59 - 8 Gusht, 2021

schedule 11:59 - 8 Gusht, 2021

Që nga janari i vitit 2019 më shumë se 92,000 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social “Facebook” disa fotografi nga materniteti i ri i Sarandës duke ndarë edhe një moment emocionues, ardhjen në jetë të dy foshnjave, Lindiell dhe Arisel.

Gjithashtu Manastirliu shprehet se me investimet e kryera ky maternitet ofron shërbime më cilësore për nënat dhe fëmijët.

“Mirë se erdhët Lindiell dhe Arisel bebet e porsalindur në Maternitetin e ri të Sarandës, i cili ka ndryshuar plotësisht cilësinë e shërbimit shëndetësor për nënat dhe fëmijët e kësaj zone. Mbi 92,000 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2019, kur nisi programi universal i mbështetjes për çdo të porsalindur”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!