Juventusi luan nesër kundër Barcelonës në trofeun Gamper dhe trajneri Max Allegri ka folur para mediave. Ai sqaron pse është lënë jashtë Dybala, si dhe flet për ekipin e tema të tjera.
“Dybala nuk do të jetë, kam preferuar ta lë edhe dy ditë të stërvitet për shkak se vetëm dje u bashkua me skuadrën. Duke e marrë do rrezikonim. Fola me Paulon dhe vendosëm që idealja ishte të qëndronte këtu”.
“Ekipi është stërvitur mirë, me entuziazëm dhe dëshirë. Kemi një miqësore me Atalantën para fillimisht të kampionatit dhe duhet të përballemi me ta si Juventusi, me seriozitet të madh.
Do më duhet të provoj disa lojtarë, nga ata që mbërritën në fillim e deri tek ata që na janë bashkuar së fundmi. Me Barcelonën është një ndeshje speciale, siç janë gjithmonë duelet mes këtyre ekipeve.
Nesër është një provë ku do të doja të shihja lojtarët të luajnë si ekip, kur e kemi topin dhe kur e humbim atë. Do të shoh edhe disa lojtarë, që mund të luajnë në role të ndryshme. Janë disa kuriozitete të mia personale”, ka thënë Allegri mes të tjerash. /abcnews.al