Leo Messi i ka prekur të gjithë. Largimi nga Barcelona ka sjellë reagime të shumta, sidomos në rrjetet sociale. Dy fjalë i ka thënë edhe trajneri aktual i katalanasve, Ronald Koeman, i cili e konsideron argjentinasin më të mirin në botë.
“Ende e vështirë ta pranosh që nuk do të luash më për Barcelonën. Faleminderit për gjithçka keni bërë për klubin tonë, Leo Messi.
Më të vërtetë më ka pëlqyer sezoni i plotë që punuam së bashku. Jam i impresionuar me etikën tuaj të punës dhe dëshirën për të fituar.
Kjo ju bën ju lojtarin më të mirë në botë. Për momentin ju uroj ju dhe familjes tuaj më të mirat. Forca Barcelona”, shkruan Koeman. /abcnews.al
View this post on Instagram