Raportime të reja rreth situatës së Romelu Lukakut. Sulmuesi është shumë afër rikthimit te Chelsea, klub në të cilin ishte pjesë në vitet 2011-2014.
“Blutë e Londrës” e kanë rritur ofertën e tyre në 115 milion euro, aq sa është edhe shumë që pretendon Interi për të lënë të lirë sulmuesin.
Romelu Lukaku now one step away from joining Chelsea. Inter and Chelsea are close to reach the agreement for €115m as final fee [no player included, at the moment]. ? @SkySport #CFC
Lukaku has an agreement on personal terms with Chelsea. €12m net per season as salary.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2021
Për momentin nuk ka asnjë futbollist të përfshirë në këtë operacion. Kampionët e Italisë duan para të thata, dhe ashtu do të ndodhë.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio shkruan se Lukaku do të përfitojë rreth 12 milion euro në sezon në aventurën e re, që do të zgjasë pesë vite. /abcnews.al