Meta: Nuk do aministoj të dënuarit për dhunë në familje

schedule08:58 - 25 Nëntor, 2018

schedule 08:58 - 25 Nëntor, 2018

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur vendosmërinë e tij për të mos falur asnjë person të dënuar për dhunë në familje. Presidenti i është bashkuar fushatës “Ta ngjyrosim botën portokalli” në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”, shkruan Meta në Facebook.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!